Dy të arrestuar te "Dheu i Bardhë", kishin dokumente të falsifikuara
Në pikën kufitare "Dheu i Bardhë", që lidhë Kosovën me Serbinë, gjatë kontrollit të udhëtarëve në autobusin e një kompanie, dy të dyshuar meshkuj shqiptar kanë prezantuar disa dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuar.Dy udhëtarët me këtë rast i kishin thënë zyrtarëve kosovar se për këto dokumente kishin paguar nga 2.500 euro, njoftoi policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe kualifikohet si falsifikim i dokumentit. /Titulli.com/